Akismet Anti-spam: Mbrojtje Nga Mesazhe të Padëshiruar

Përshkrim

Mbrojtja më e mirë kundër mesazhesh të padëshiruar për të bllokuar të tillë në komente dhe formular kontaktesh. Zgjidhja më e besuar kundër mesazhesh të padëshiruar, për WordPress dhe WooCommerce.

Akismet-i i kontrollon komentet dhe parashtrimet te formularët e kontaktit kundrejt bazës sonë globale të të dhënave për mesazhe të padëshiruar që të pengojë botimin prej sajtit tuaj të lënde dashakeqe. Komentet e padëshiruar që kapen në blogun tuaj mund t’i shqyrtoni te skena “Komente” e përgjegjësit.

Te veçoritë e rëndësishme të Akismet-it përfshihen:

  • Kontrollon vetvetiu krejt komentet dhe lë jashtë ata që duken si të padëshiruar.
  • Çdo koment ka një historik gjendjeje, ndaj mund të shihni lehtësisht se cilët komente qenë kapur apo pastruar nga Akismet-i dhe cilët janë shënuar si të padëshiruar, ose si jo të tillë, nga një moderator.
  • URL-të tregohen te lënda e komentit, për të bërë të dukshme lidhje të fshehura ose ngatërruese.
  • Moderatorët mund të shohin numrin e komenteve të miratuara për çdo përdorues.
  • Një veçori spastrimesh, që bllokon pa ngurrim rastet më të këqija të të padëshiruarve, duke ju kursyes hapësirë disku dhe përshpejtuar sajtin.

PS: pasi të aktivizohet, do t’ju kërkohet të merrni një kyç API Akismet.com, që të mund ta përdorni. Kyçet janë falas për blogje personalë; për sajte biznesi dhe komerciale ka pajtime me pagesë.

Instalim

Ngarkoni te blogu juaj shtojcën Akismet, aktivizojeni dhe mandej jepni kyçin tuaj API Akismet.com.

1, 2, 3: Mbaruat!

Shqyrtime

23 Korrik, 2024 1 përgjigje
Akismet is the absolute best protection against spam that is “out there.” We wouldn’t run a site without it! The support is exceptional and the plugin runs flawlessly, stable, minimal and seamless updates (very low maintenance on our side,) and without conflict or bloat. The multi-site license is also very affordable, and well-worth the cost. Cheers to the devs for a great job!
Lexojini krejt 1 021 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Akismet Anti-spam: Mbrojtje Nga Mesazhe të Padëshiruar” është përkthyer në 73 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Akismet Anti-spam: Mbrojtje Nga Mesazhe të Padëshiruar” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

5.3.3

Release Date – 10 July 2024

  • Make setup step clearer for new users.
  • Remove the stats section from the configuration page if the site has been revoked from the key.
  • Skip the Akismet comment check when the comment matches something in the disallowed list.
  • Prompt users on legacy plans to contact Akismet support for upgrades.

5.3.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 21 mars 2014

  • Përmirësim i gjendjes për të zbrazët, shfaqur përdoruesve të rinj, kur s’është kapur ende gjë e padëshiruar.
  • Përditësim i mesazhit shfaqur përdoruesve pa një pajtim të tanishëm.
  • Shtim bazash për mbulim të ardhshëm të webhook-ëve.

5.3.1

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 17 janar 2024

  • Bërje më të qëndrueshme e shtojcës, kur mungojnë kartela burimesh (siç shihet te WordPress Playground).
  • Shtim te akismet.com i një lidhjeje për te faqja “Përmbledhje llogarie”.
  • Ndreqje e një gabimi të vockël që ndodh kur një tjetër shtojcë heq nga pulti krejt veprimet mbi komente.
  • Shtim i filtrit akismet_request_args për të lejuar filtrim argumentesh kërkese te kërkesa ndaj API-t Akismet.
  • Ndreqje e një të mete e cila bënte që disa formularë kontakti të përfshinin të dhëna të panevojshme te parametri comment_content.

5.3

Datë Hedhjeje në Qarkullim – 14 shtator 2023

  • Përmirësim i shfaqjes së njoftimeve për përdoruesin.
  • Shtim fletëstilesh për gjuhë DNM.
  • U hoq gjendje fillestare e çaktivizuar që nga butoni “Ruaji ndryshimet”.
  • Përmirësim i përdorimit të formularit për dhënie kyçi API.
  • Shtim grremçash filtri të ri për Forma Fluent.
  • Ndreqje problemi përputhjeje me PHP 8.1.

5.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 21 qershor 2023

  • Rifreskim pamor i statistikave të Akismet-it.
  • Përmirësim përputhjeje me PHP 8.1.
  • Përmirësim i dukjes së shtojcës, për ta përputhur me statistikat e përditësuara.
  • Ndryshim i versionit minimum PHP të mbuluar në 5.6, për ta përputhur me WordPress-in.
  • Braktisje e mbulimit për IE11 dhe përditësim i versionit minimum WordPress në 5.8 (ku mbulimi për IE11 u hoq nga WP Core).

5.1

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 20 mars 2023

  • U hoqën nga faqja e përgjegjësit njoftime të panevojshme për kufi.
  • U përmirësua pikasje të padëshiruarish duke përfshirë klasifikime postimesh te thirrja comment-check.
  • U hoqën kyçe API nga “iframes” statistikash, për të shmangur ekspozim të mundshëm të papritur.

5.0.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 dhjetor 2022

  • U përmirësua përputhja me tema që fshehin, ose shfaqin, elementë UI bazuar në lëvizjet e miut.
  • U rrit siguria e kyçeve API, duke i dërguar ata në lëndë kërkese, në vend se në nënpërkatësi.

5.0.1

Datë Hedhjeje në Qarkullim – 28 shtator 2022

  • U shtua një gjendje e zbrazët për ndarjen Statistika te faqja e përgjegjësit.
  • U ndreq një e metë që prishte funksionimin e disa lidhjeve te pjesa e përgjegjësit, kur shtojca të Jetpack-ut janë aktive.
  • Iu vu shenjë si pasivë disa përgjuesve aktesh, për të përmirësuar funksionimin në shfletues më të rinj.
  • U çaktivizua vëzhgimi i ndërveprimeve në formularë që postojnë në përkatësi të tjera.

5.0

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 26 korrik 2022

  • U shtua një veçori e re për kapje dërguesish mesazhesh të padëshiruar duke vëzhguar se si ndërveprojnë me faqen.

4.2.5

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 11 korrik 2022

  • U ndreq një e metë që shtonte zëra të panevojshëm historiku komentesh pas rikontrolli komentesh.
  • U shtua një njoftim që shfaqet kur WP-Cron është çaktivizuar dhe kjo mund të prekë kontrollimin sërish për komente.

4.2.4

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 20 maj 2022

  • U përmirësuan udhëzime përkthimi për historik komentesh.
  • Etiketa “Testuar deri me” u kalua në WP 6.0.

4.2.3

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 25 prill 2022

  • U përmirësua përputhshmëria me Formularë Fluent
  • U ndreqën përkatësi përkthimi që mungonin
  • U përditësua URl statistikash.
  • U përmirësua përdorimi për persona me aftësi të kufizuara për elementë në faqen e formësimeve.

4.2.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 24 janar 2022

  • U përmirësua përputhshmëria me formularë Formidable Forms
  • U ndreq një e metë që mund të shkaktonte probleme, kur në një faqe shfaqen formularë të shumtë kontakti.
  • U përditësuan veprimet delete_comment dhe deleted_comment për të dhënë dy argumente, në përputhje me bazën e WordPress-it që pas 4.9.0.
  • U shtua filtër që lejon përjashtim llojesh komentesh, kur numërohen komente të miratuara të përdoruesit.

4.2.1

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 1 tetor 2021

  • U ndreq një e metë që shkaktonte dështim të vlerësimit AMP në disa faqe me formularë.

4.2

Datë Hedhjeje Në Qarkullim – 30 shtator 2021

  • U shtuan lidhje për te hollësi të mëtejshme mbi njoftime përdorimi API.
  • U ul numri i kërkesave ndaj rrjetit të domosdoshme për një faqe komentesh, kur Akismet-i është në punë.
  • U përmirësua përputhshmëria me shtojcat më të njohura për formularë kontaktesh.
  • U përmirësua përdorimi i API-t për qartësi rreth se çfarë përmirësimi është i nevojshëm.

Për zëra më të vjetër regjistri ndryshimesh, ju lutemi, shihni kartelën shtesë changelog.txt të ofruar tok me shtojcën.